​Ja si do të jetë moti në Kosovë gjatë javës

0
​Ja si do të jetë moti në Kosovë gjatë javës
Gjigandi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë 5 ditëve të ardhshme do të ketë ulje të temperaturave, sidomos nga dita e marte. Sipas IHMK në viset malore do të ketë edhe reshje bore.

Njoftimi i IHMK-së:

Java fillon me mot të mirë dhe me temperatura të ngjashme me ditët e fundit. Në juglindje dhe lindje të vendit ka mundësi të ketë riga shiu. Nga dita e martë i gjithë vendi do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik. Kjo situatë nuk do të zgjasë por do të krijohen kushte për reshje shiu dhe bore në viset e ulëta dhe mesatare, kurse në viset e larta parashihen reshje bore. Temperaturat do të bien në mesditë deri në 5 gradë.

Nga dita e mërkurë parashihen kushte tjera meteorologjike, sidomos në temperaturat e dy vlerave. Minimalet gjatë javës do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu