Ja si do lidhet Durrësi me Prishtinen nëpërmjet hekurudhës

0
22
Gjigandi

Ditën e sotme Qeveria Shqiptare dhe ajo e Kosovës kanë lidhur disa marrëveshje, ndër tyre u prezantua ndërlidhja e dy porteve përmes linjës hekurudhore, Portit të Thatë në Prishtinë dhe Portit të Durrësit.

Deputeti, Liburn Aliu ka nxjerr pamjet ditën e sotme të këtij investimi.

Video:

 

Shqipëria dhe Kosova do të lidhen edhe përmes linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar mes dy vendeve të premten, (26.11) në Elbasan.
Hekurudha që lidh Kosovën dhe Shqipërinë është sa e rëndësisë ekonomike po aq edhe gjeopolitike, pasi ndihmon edhe rajonin, fqinjët tanë, me të cilët kemi të kaluar të përbashkët, por edhe do të ndajmë të ardhmen”.

Hekurudha Durrës-Prishtinë krijon mundësi edhe për përfshirjen e Mali të Zi pasi projekti parashikon që ajo të kalojë nga Durrësi në Tivar dhe që andej në Prishtinë, duke e bërë kryeqytetin e Kosovës një qendër të linjave hekurudhore rajonale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu