Elton Macolli dy net më parë u aksidentua për vdekje në tunelin e Elbasanit me makinën me të cilën po udhëtonte me shpejtësi 145 km/h. 37-vjeçari si pasojë e shpejtësisë së madhe, tej normave të lejuara që po lëvizte goditi nga pas një maune, ndërsa më pas shpërtheu në flakë, pasi makina ishte e modifikuar nga benzinë në impiant gazi. Si pasojë e aksidentit vëllai i deputetes Blerina Gjylamenti humbi jetën në vend.