Një ngjarje tragjike ka ndodhur pak më parë në Tiranë ku nëna dhe vajza janë gjetur të pa jeta në banesë, teksa vajza tjetër është dërguar në spital në gjendje të rëndë bën me dije policia.
Mësohet se nëna dhe vajza që kanë ndërruar jetë janë Zhaneta Josifi dhe Anisa Josifi, teksa vajza që është gjallë është Blerta Josifi.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 02.07.2020, shtetasi S.F, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr 6 se në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës.
Në banesë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses dhe pasi kanê hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen ZH.J., 56 vjeçe dhe vajzën e saj A.J., 30 vjeçe, ndërsa vajza tjetër B.J, rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar .
Grupi hetimor i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Burimi: top-channel.tv