Java e 30-të në IPKO Superligën e Kosovës do të vazhdojë me ndeshjet e këtë të diel dhe të hëne.
Derbi i kësaj jave luhet në “Fadil Vokrri”, në mes të Prishtinës dhe Dritës, që është lidere e kampionatit.
Kjo përballje mund të jetë edhe përcaktuese për skuadrën që do t’i afrohet titullit dhe asaj që mund të mbetet jashtë garës.
Gjilanasit i kanë shtatë pikë më shumë se prishtinasit, katër xhiro pa përfunduar sezoni.
Dardan Çaka do të jetë në sfidën kryesore të javës në mes të Prishtinës dhe Dritës, i ndihmuar nga dyshja me stem të UEFA’s, Berisha e Selimaj.
Kurse, Genc Nuza këtë xhiro do të gjykojë ndeshjen, Dukagjini – Trepça 89, e cila zhvillohet në Klinë.