Izraeli ka konfirmuar sot 1.889 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19).
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve në vend është rritur në 58.559, përfshirë 446 vdekje, pasi koronavirusi u regjistrua për herë të parë më 21 shkurt.
Gjithsej 25.887 persona deri më tani janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet, tha ministria.
Në fillim të këtij muaji, ministri i Shëndetësisë, Yuli Edelstein tha se vendi po përjeton valën e dytë të pandemisë dhe qeveria mund të imponojë izolim nëse vendi shënon rritje prej 2.000 rasteve në ditë.
Izraeli hoqi shumicën e masave për COVID-19 pasi numri i përditshëm i rasteve me COVID-19 ka rënë nën 20 muajin e kaluar, duke rihapur shkollat, universitetet, qendrat tregtare dhe restorantet.
Burimi: top-channel.tv