‘Iu treguam prapanicën.’; Marcello Lipi tregon çmendurinë e Botërorit 2006, para sfidës me Gjerma…

0
‘Iu treguam prapanicën.’; Marcello Lipi tregon çmendurinë e Botërorit 2006, para sfidës me Gjerma…
Gjigandi

Marcello Lippi shpjegon pse fitorja e Kupës së Botës 2006 me Italinë bëri që tifozët të qanin dhe lojtarët axurr të ulnin pantallonat e shkurtra (nxirrnin prapanicën) para gjysmëfinales me Gjermaninë vendase.

Trajneri italian mbajti një fjalim në një universitet të Romës dhe u kthye në karrierën e tij, e cila përfshinte fitimin e Champions League me Juventusin dhe sigurisht ngritjen e trofeut më prestigjioz në sport, Kupën e Botës më 2006:

“Kam fituar shumë në kohën time, por më besoni, asgjë nuk mund ta zëvendësojë kënaqësinë e fitimit të Kupës së Botës me kombëtaren tuaj. Nuk ka Champions League apo titull kombëtar që mund të krahasohen. Emocioni për t’iu dhënë italianëve Kupën e Botës është krejtësisht unik”.

Axurrët e fituan Botërorin e Gjermanisë në vitin 2006, me një komunitet të madh ish-italianësh që jetonin në vend: “Më besoni, kishte italianë që erdhën në hotel në Gjermani duke qarë dhe duke kërkuar që ne t’ua jepnim këtë moment gëzimi.

Dhe ne e bëmë atë. Ishte e mrekullueshme. Si gjithmonë në këto gara, ju duhet edhe pak fat. Ne ia dolëm t’i shmangnim kombëtaret e mëdha deri në gjysmëfinale”.

RonaTyra

Italia u përball me Gjermaninë mikpritëse në gjysmëfinale, duke fituar 2-0 në kohën shtesë me golat e Fabio Grosso dhe Alessandro Del Piero, pikërisht në momentin që penalltitë dukej se ishin afër.

Lippi zbuloi një anekdotë intriguese nga përgatitja e asaj ndeshjeje kundër “Die Mannschaft”: “Në mëngjesin e gjysmëfinales me Gjermaninë, po shkrytheshim pranë Dortmundit, kur pashë disa shkreptima drite që vinin nga pemët aty pranë. Dyshova se disa fotografë (paparacë) po fshiheshin dhe po përpiqeshin të merrnin informacione të brendshme mbi taktikat tona.

Kësisoji, iu tregova lojtarëve të mi për këtë. Madje, atyre iu kërkova që të gjithë të rreshtoheshin me shpinë nga pemët dhe me urdhërin tim të përkuleshin e të hiqnin pantallonat e shkurtra (të tregonin prapanicën nga paparacët e dyshuar).

Ata e bënë këtë dhe të gjithë qeshëm. Fakti që nuk u publikua asnjë fotografi sugjeron se nuk kishte fotograf, por të paktën ne u argëtuam, një element i domosdoshëm për një skuadër fituese. Vetëm cilësia teknike nuk mjafton nëse nuk keni harmoni brenda grupit. Trajneri më i mirë nuk është më kompetenti, por ai që mund të krijojë shpirtin më të mirë të ekipit”.

Lippi doli në pension në vitin 2019 pas një sërë përvojash në Kinë me Guangzhou Evergrande dhe skuadrën kombëtare të Kinës. Trajneri nuk ka turp të rrëfejë arsyet e asaj shëtitjeje në Azi: “Kisha fituar gjithçka dhe ndjeva se në nivel ekonomik nuk kisha kapitalizuar ashtu siç duhet në karrierën time.

Kështu, pas shumë propozimeve, më në fund pranova. Kinezët ishin gati të punësonin Guus Hiddink, kështu që i pyeta se sa do ta paguanin, Shuma ishte 10 milionë euro në vit. Në atë moment thashë se po vij unë. Atje fitova trofeun e Ligës së Kampionëve të Azisë, i cili nuk ishte fituar kurrë nga një klub kinez më parë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu