Iu gjet 2 kg kokainë, arrestohet shqiptari në Zvicër

0
Gjigandi

Në fund të muajit gusht të këtij viti kanë rënë në pranga tre persona që tregtonin lëndë narkotike dhe një blerës. Policia e Zvicrës ishte fokusuar në rrethet si Dietikon, Dielsdorf dhe Hergon për të goditur grupet kriminale në zonë.

Pas hetimeve policore, gjithashtu policia e kantonit të Cyrihut, monitoroi edhe një pronë në Unterengstringen.

Gjatë këtij operacioni ranë në pranga, katër persona të moshës 29 deri në 45-vjeç, shtetas këto nga Zvicra, Italia, Austria dhe Shqipëria. Gjithashtu nga policia janë sekuestruar më shumë se 2 kg kokainë, disa armë si edhe dhjetëra mijëra franga në lokacione të ndryshme.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu