Italia përgatit planin B

0
Gjigandi

Rifillimi i kampionatit italian po kthehet në telenovelë të vërtetë, ku dita ditës vijnë vendime të reja, kundërshtuese me të parat. U caktua fillimisht data 13 për rinisjen e Serie A, por një dekret i qeverisë vendoste se nuk do të kishte aktivitete sportive deri në 14 qershor. Në këto kushte kur asgjë nuk është e qartë për sa i përket çështjes se kur do të nisë kampionati, në Itali po mendojnë planin B, atë të play off.

Sipas “La Repubblica” dy janë hipotezat që janë hedhur për këtë fazë. E para është më e zgjetur dhe i përfshin të 20 klubet që do të luftojnë për 3 objektiva të ndryshëm, titullin kampion, Europa League dhe mbijetesë. Megjithatë më i pranueshëm duket alternativa e dytë, ku përfshihet një numër më i reduktuar klubesh, çfarë e bën më të lehtë përfundimin brenda afateve të sezonit. Kështu do të jenë 4 skuadrat e kreut, Juventus, Lazio, Inter dhe Atalanta ato që do të lujnë kundër njëri-tjetrit për trofeun e Serie A.

Sa i përket Europa League, Roma dhe Napoli munt ë gëzohen pasi do të kenë të siguruar biletën në këtë kompeticion, ndërsa Verona e Marash Kumbullës do të masë forcat me Milanin dhe Parmën, ku luan mbrojtësi tjetër kuqezi Kastriot Dermaku.

Në këtë mënyrë play off për zonën europiane do të fusë në garë dy prej mbojtësve të kombëtares shqiptare, megjithëse në rastin e Kumbullës e ardhmja pritet ta gjejë me fanellën e një ekipi më të madh. Pika e tretë është ajo për mbijetesë, ku Spal, Breshia, Xhenoa dhe Leçe do të luftojnë për të qendruar edhe për të paktën një tjetër sezon në elitë, ndërsa një mundësi ëshët që kësaj lufte t’i bashkohen edhe Sampdoria me Torinon..

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu