Itali/ Treni përplas për vdekje të miturin shqiptar

0
Gjigandi

Një djalë 15- vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi u përplas nga një tren. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, jo shumë larg stacionit në komunën Chiari, në provincën e Breshias.

I mituri me origjinë shqiptare, por i lindur dhe i rritur në Itali, sapo kishte zbritur nga treni nga Romano di Lombardia dhe ishte me një grup shokësh. Ata zgjodhën të kalonin tek shinat, jo në në nënkalim. 15-vjeçari tentoi të kalonte përpara shokëve të tij, kur treni rajonal i nisur për në Milano , e goditi atë, duke e hedhur në rreth dhjetë metra lartësi. Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe fatale pasi i mituri gjeti vdekjen e menjëhershme.

Në vendngjarje mbërritën policët e zonës dhe ato rrugorë të cilët do të përpiqen të përcaktojnë rrethanat e tragjedisë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu