Ishte pjesë e bandës së drogës në Spanjë, arrestohet 21-vjeçari shqiptar

0
Gjigandi

Autoritetet spanjolle kanë çmontuar një bandë të prodhimit të lëndëve narkotike që vepronte në rajonin e Grandës dhe kanë arrestuar një të ri shqiptar.

21-vjeçari akuzohet si pjesëmarrës në një organizatë kriminale, prodhim narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje.

Mediat spanjolle raportojnë se gjatë operacionit janë sekuestruar 785 rrënjë kanabis, 45 gramë marijuane dhe një pistoletë.

Grupi kriminal mendohet se i ka rrënjët në Shqipëri dhe se krerët e tij janë dy shtetas të tjerë shqiptarë.

Operacioni ka nisur që tetorin e vitit të kaluar, por se vetëm nën dritën e fakteve të reja u sigurua mandati për kontrollin e ndërtesës ku dyshohej se po rriteshin rrënjët e kanabisit.

RonaTyra

Bimët u gjetën në faza të ndryshme të pjekjes, çka siguron se ishte menduar që prodhimi të ishte i vazhdueshëm.

Pas mbërritjes së efektivëve në banesë, i riu shqiptar ka tentuar të largohej dhe është arratisur në male. Megjithatë është gjetur nga policia dhe është arrestuar.

Ndërkohë raportohet se vijon puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu