Ishte duke prerë dru, dëmtohet rëndë një banor në Dukagjin

0
Gjigandi

Një person është plagosur rëndë në pyllin e malit të Shoshit, në Dukagjin.

Burime për median bëjnë me dije se personi në fjalë është dëmtuar në mënyrë aksidentale nga një motorrsekë, teksa ka qenë duke prerë dru në pyllin e malit të Shoshit. Mësohet se plagët janë të rëndë, si dhe pritet që të bëhet transportimi i tij me një helikopter drejt spitalit rajonal të Shkodrës.

Ndërkohë ngjarja ka ndodhur në një reliev të vështirë, ku për pasojë transportimi i personit të plagosur mbetet i vështirë përmes tokës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu