Reforma Territoriale, deputeti Nallbati: Ka shumë parazitë në bashki, s’dinë pse marrin pagën!

0
9
Gjigandi

Komisioni i Reformës Territoriale është duke zhvilluar këtë të hënë seancën dëgjimore me përfaqësues të shoqërisë civile.

Në këtë seancë ka marrë pjesë edhe deputeti i PD-së, Bledion Nallbati i cili tha se në vend ka shumë punonjës që i marrin paratë e tagsapaguesve shqiptarë pa shkuar asnjë ditë në punë.

“Kam dy pyetje të drejtpërdrejta. Thatë që janë rritur të ardhurat e bashkive. Këtë e shikoni si efiçencë më të mirë të bashkive apo mos ndoshta është e lidhur me rritjen e taksave dhe tarifave vendore. E dyta, ju thoni mos merremi me fondin e pagave. Sot ka më shumë parazitë që konsumojnë paratë e taksapaguesve shqiptarë në njësitë e qeverisjes vendore. Ka sot shumë punonjës që e marrin pagën pa e ditur se çfarë pune kanë, pa shkuar asnjë ditë në punë”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu