Ishte dënuar në Greqi e fshehu në formular/ SPAK kërkon burg për kryebashkiakun e Mallakastrës

0
Gjigandi

Prokuroria e Posaçme (SPAK) kërkon dënim me burg për kryebashkiakun e Mallakastrës Qerim Ismailaj, pasi ky i fundit ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit.

Mësohet se Ismailaj ka qenë i dënuar me 3 vite burg në Greqi, ku më pas është munduar ta fshehë këtë të dhënë në duke falsifikuar formularin.

Nga ana tjetër, Isamilaj pretendon se nuk ka pasur dijeni për dënimin, si dhe ky në momentin kur ka dalë vendimi ai ka qenë i punësuar si mësues në një shkollë në Corrush.

Në formularin e dekriminalizimit Qerim Ismailaj shkruan se ka jetuar në Mitilini të Greqisë gjatë periudhës 1998-1999. Sipas Ismailaj, ai është kthyer në Shqipëri, ku ka nisur punë si mësues në shkollën 8-vjeçare në Çorrush të Mallakastrës. Më vonë ka punuar si sekretar i Këshillit të Qarkut në Fier. Ai ka qenë edhe kryetari i Komunës Kutë në Mallakastër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu