Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.
Nëpërmjet një postim në rrjete sociale, Blinken shkruan se SHBA ndan dhimbjen me popullin shqiptar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit.
“Kontributet e tij në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri,” shton Sekretari amerikan i Shtetit, “do të lënë një trashëgimi të qëndrueshme.”
Reagimi i Plotë:
“Ndajmë dhimbjen e popullit shqiptar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani. Kontributet e tij në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe partneriteti ynë i qëndrueshëm do të lënë një trashëgimi të qëndrueshme.”