Ish-presidenti i Juventus, Giovanni Cobolli Gigli, ka folur për CalcioNapoli24 Live në prag të finales së Kupës së Italisë që do të luhet mbrëmjen e sotme me Juventus-it dhe Napoli-t, duke shpjeguar se:
“Sukseset e Juventus-it janë meritë e Agnelli-t dhe Allegri-t. Sarri mbetet për t’u gjykuar, por ndeshja e mbrëmjes së sotme duhet të tregojë se ai është në gjendje të fitojë me këtë skuadër”, ka thënë Gigli.
“Gattuso e ka ndryshuar rrënjësisht situatën, diferenca me Juventues-in në renditje nuk është reale sepse nënvlerëson forcën e axurrëve dhe mbivlerëson atë të bardhezinjve. Besoj se lojtarët e Napoli-t do të duan të hakmerren kundrejt Sarri-t, i cili konsiderohet si tradhtar”.
“Tek Juventus nuk janë plotësisht të kënaqur me Sarri-n, nëse sot nuk do të fitojë, ai do të jetë i pari që do të paguajë. Kundër Milan-it kam parë lojën e bukur të Maurizio-s, por ekipi ka patur vështirësi të finalizojë aksionet e krijuara”.
“Kjo e sotmja do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, Juventus ka shpenzuar shumë për të fituar që është edhe synimi i vetëm i klubit. Dosa fraza të Maurizio-s janë patetike, si atëherë kur humbi në Napoli në kampionat. Ndonjëherë është më mirë të mos thuhen”, ka përfunduar Cobolli Gigli.