Ish-ministri Selimi: E kam proceduar Kodin Civil mbi parimin se dashnia është dashni

0
Ish-ministri Selimi: E kam proceduar Kodin Civil mbi parimin se dashnia është dashni
Gjigandi

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka shkruar për Kodin Civil ku parashihet lejimi i martesave mes gjinisë së njëjtë, për të cilin u diskutua sot në Parlament.

“Prita sot të votohet Kodi Civil. Është ndërmarrje kolosale e kodifikimit të së drejtës civile. Aty parashihet unioni civil në mes sekseve të njëjta. Kushdo që është kundër është shtypës i të drejtave të njeriut. Unë e kam procesuar këtë kod mbi parimin se dashnia është dashni!”,

ka shkruar Selimi në një postim në Twitter.

Ndryshe, partia ku Selimi bën pjesë, AAK, ka dalë kundër këtij ligji.

“Grupi parlamentar i AAK-së do të votojë kundër miratimit në parim të Kodit Civil, i cili përmban edhe pjesën sipas së cilës do të lejoheshin martesat brenda së të njëjtës gjini. Si përfaqësues të popullit dhe pas kërkesave të shumta që kemi marrë nga elektorati ynë, miratimi i një baze të tillë ligjore, vlerësohet i parakohshëm”,

RonaTyra

shkroi dje deputeti nga radhët e kësaj partie, Besnik Tahiri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu