Ish-lojtari i Chelsea, Dan Petresku është shtruar në spital pasi ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Ish-mbrojtësi rumun, tani 52 vjeç drejton klubin e Klyzhit në vendlindjen e tij.
Petresku është bërë personi i 13-të nga ekipi rumun që diagnostikohet me Covid-19. Mediat në Bukuresht bëjnë me dije se ish-mbrojtësi i Chelseat do qëndrojë në spital për 48 orë. Disa lojtarë dhe pjesëtarë stafi të ekipit të Klyzhit kanë shfaqur së fundmi simptoma të virusit të ri.
Petresku ndihmoi Chelsean të fitonte Kupën e Ligës dhe Superkupën e Evropës. Ai e përfundoi aventurën me klubin londinez në vitin 2000.