Ish-kryeministri Berisha rrëfyer se si Basha në takimet që zhvillon me demokratët u kërkon që të bëjnë durim sepse liderin historik të së djathtës e pret arrestimi.
Duke iu referuar deklaratës së ish-kreut të PD-së Lulzim Basha se çdo person i shpallur ‘nongrata’ nga SHBA duhet të ishte marrë nën hetim, Berisha tha se Basha e artikulon çështjen e arrestimit që prej shtatorit të vitit kaluar e deri më sot.
“Ky që kalon nga mbledhja në mbledhje, me ato foltoret e mbyllura dhe u thotë; Durim se do arrestohet Berisha. Ka që nga shtatori gjer sot që e ka këtë gjë. Çfarë sheh Rama sot, sheh fatin e Bashës, ndaj dhe thotë “Ssss kape” por është i pashpresë, sepse afera e inceneratorëve dhe të garantoj se ka afera në potencial edhe më të mëdha”.
“Nuk mund të dalë prej atyre Edi Rama. Unë nuk i kam gjë Lulzim Bashës, asgjë veçse çfarë thotë dosja, as Toyota Yaris, as atë të Nick Muzin”. Por ato janë në hetim”, u shpreh Berisha për Syri Tv.