Bushati: Rama flet gjuhën e Vuçiqit, justifikon armatosjen nga Rusia e Kina

0
Bushati: Rama flet gjuhën e Vuçiqit, justifikon armatosjen nga Rusia e Kina
Gjigandi

Serbia ka blerë armë nga Kina, gjë që ka sjellë reagimin e vendeve të Ballkanit si Kosova dhe Mali i Zi.

Për analistin Andi Bushati është e drejtë që kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq kanë reaguar, pasi Serbia është vendo që ka shkaktuar luftëra në Ballkan.

Për Bushatin, problemi qëndron te vendet e rajonit që nuk reagojnë, si Shqipëria.

Në emisionin Shock në Euronews Albania, Bushati tha se “Edi Rama flet me gjuhën e Vuçiçit, duke thënë se ky i fundit do të mbrojë Serbinë”.

Bushati theksoi se Rama duhet të ngrëntë shqetësimin për armatosjen e Serbisë nga Kina dhe Rusia në këtë situatë ndërkombëtare, siç ka bërë Kosova dhe Mali i Zi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu