Ish-futbollisti i Llapit, Senad Husiç është bërë me skuadër të re.
Futbollisti nga Bosna tashmë është transferuar te skuadra shqiptare, Renova në Maqedoni Veriore.
Husiç ishte trasnferuar verën e kaluar te Llapi duke luajtur vetëm deri në janar te skuadra llapjane.
Ai gjatë kësaj periudhe kishte zhvilluar 10 ndeshje në Superligën e Kosovës duke dhënë edhe një asistim.
30 vjeçari më parë ka luajtur edhe në Suedi dhe Hungari.