Irani regjistron numrin më të lartë ditor të vdekjeve nga COVID-19

0
Gjigandi

Në Iran, 229 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit, që paraqet shifrën më të lartë ditore të viktimave që nga shfaqja e virusit në vend.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se në 24 orët e kaluara në vend janë regjistruar 2.625 raste të reja, me çka bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 278.828, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 14.634.
Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 242.351 persona, ndërkohë që 3.589 pacientë janë në gjendje kritike.
Ajo tha se deri më tani në Iran janë kryer 2.201.958 teste të dyshuara për COVID-19.
Irani më herët regjistroi rekord të vdekjeve më 5 korrik, me 163 viktima, dhe më 9 korrik me 221.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu