Iran/ Babai vret bijën 22 vjeçare se “erdhi vonë” në shtëpi

0
Gjigandi

Irani është tronditur nga një tjetër “vrasje nderi” pasi një 22-vjeçare është sulmuar për vdekje nga babai i saj.

Reyhaneh Ameri, nga Kerman në qendër të Iranit, u sulmua me një levë hekuri, pasi sipas raportimeve erdhi vonë në shtëpi.
Mediat vendase thanë se ajo kishte mbijetuar për 24 orë pas sulmit por kishte ndërruar jetë nga humbja e gjakut.
Zhvillimi vjen disa ditë pasi 19-vjeçarja Fatemeh Barihi u vra nga burri i saj i refuzuar, dhe rreth një muaj pasi 14-vjeçarja Romina Ashrafi u vra për çështje morali nga babai i saj.
Viktima e fundit tragjike Reyhaneh, besohet se ishte kthyer në shtëpi rreth orës 11.30 të darkës të dielën, kur babai i saj i tërbuar kreu sulmin e dhunshëm.
Kreu i policisë së Kerman, provinca iraniane ku ndodhi vrasja, tha se babai i Reyaneh e goditi atë në kokë duke i shkaktuar plagë të rënda.
Pas kapjes nga policia babai pranoi vrasjen dhe shoqëroi oficerët në vendi ku kishte hedhur trupin e saj.
Monitoruesit vendas të të drejtave të njeriut thanë se megjithë mizorinë e sulmit, Rayhaneh kishte dhënë shpirt vetëm dy orë para se policia ta gjente.
Oficerët thanë se babai i Rayhaneh i kishte thënë më parë gruas se do ta vriste bijën, dhe se kishte tentuar diçka të ngjashme dhe në 2017.
Kësaj jave 19-vjeçarja Fatemeh Barahi u masakrua nga bashkëshorti pasi ishte larguar dy ditë pas martesës së tyre. 23 vjeçari, i cili ishte gjithashtu kushëri i viktimës u dorëzua në polici me armën e përgjakur të krimit në dorë.
Gazetarja e njohur vendase Sadeq Saba tha se vrasja e Fatemeh “demonstron se në Iran nuk ka mbrojtje të mjaftueshme për gratë”.
Muajin që shkoi një 14 vjeçare u vra nga babai i saj për “çështje morali” teksa flinte në shtëpi.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu