Inter do të paguajë 20 milionë euro për nënshkrimin e plotë me Stefano Sensin këtë verë, ndërsa mund të shesë Radja Nainggolan.
Sensi ka pësuar dëmtimin e pestë sezonal tek Inter, por kjo nuk po pengon ‘Zikaltërit’ që të mendojnë për mos blerjen e tij.
Fabrizio Romano siguron që Inter dëshiron të mbajë në skuadër 24 vjeçarin, pasi planifikojnë të përdorin atë për ndeshjet e Ligës së Kampionëve, duke punuar në rikuperimin e tij gjatë kësaj vere.
Inter vazhdojnë të jenë të interesuar edhe për talentin e Brescias, Sandro Tonalin, teksa paralajmërohet shitja e Nainggolan.
Cagliari mund të blejë gjithë kartonin e Nainggolan, me Inter që nuk pritet t’i vendosë një kosto të lartë atij.