Interi cakton çmimin e Martinezit.
Shumica dërrmuese e klubeve do të tentojnë të ulin shpenzimet, ndërsa pjesa tjetër, do të tentojnë ndonjë shitje të mirë për të mbajtur situatën në kontroll, pas kësaj krize të madhe.
Interi pritet të jetë i hapur për shitjen e Lautaro Martinez, që po kërkohet nga Barcelona. Argjentinasi kishte një klauzolë lirimi prej 111 milionë euro, e cila do të aktivizohej në korrik, ku Barca edhe priste të ndërhynte për transferimin e tij.
Por, sipas “La Gazzetta dello Sport”, Inter tani i ka vendosur çmimin prej 90 milionë euro 22 vjeçarit.