Sulmuesi i Arsenal-it, Alexandre Lacazette, ka refuzuar një ofertë nga Iner-i.
Sipas L’Equipe, zikaltrit kanë bërë një ofertë për francezin, të cilin e shikojnë si zëvendësuesin e mundshëm të Lautaro Martinez, i cili pritet të transferohet te Barcelona këtë verë.
Megjithatë, Lacazette ka informuar zikaltrit se nuk ka dëshirë të transferohet në Milano.
29-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2022 me Topçinjtë dhe nuk ka ndërmend të largohet në fund të sezonit.
Për sulmuesin interesohet edhe Atletico Madrid.