Kryeministri Edi Rama tha se kemi hyrë në një proces europianizimi pa kthim “dhe nuk mund të bëhet me dënim me vdekje siç thonë disa, pastrimi i sistemit nga shumë llum po ndodh, ka akoma shumë , po, por do kohë, dhe goditjet ndaj krimit kanë filluar në një mënyrë që më parë as nuk mund të imagjinohej”.
“Goditja e korrupsionit do ndodhë patjetër por duhet durim. Tjetër është çfarë ke shkruar dhe si dhe sa e zbaton. Ne si mazhorancë , politikë duhet të mbështesim reformën në drejtësi.
Të garantojmë që politika t’i rrijë larg dhe në fakt tashmë influenca politike është shumë më larg se dje. Evropa nuk të fal asgjë, nuk është bujare, është daha me keq se siç thashë me parë dhe për PS , që të thonë se hë se s’ka gjë. ta bëjnë qimen tra. Prandaj raportet e komisionet janë të rëndësishme. Europa na do shumë por harrojeni se na fut brenda pa i plotësuar kushtet”, tha ai.
Shkruar nga: top-channel.tv