Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare në një komunikim për mediat theksoi se nuk ka vend për panik nga ana e qytetarëve.
Ata thanë se janë në monitorim të gjitha fermat.
“Protokolli parashikon që në rrezen prej 3 km quhet vatra, 10 km vendi monitorohet. Janë vënë në monitorim të gjitha fermat dhe do merren mostrat që do të analizohen. Kemi marrë masa të mëtejshme. Prodhimi i vezëve është i izoluar, autoriteti i ushqimit ka marrë të gjitha masat që të sigurojë publikun se nuk siguron problematika. Mjafton të merren masat siç është gatimi i produkteve në 70 gradë C”.
“Ky rast që është izoluar në datën 20 mars specifik, gripi qarkullon në fermat e fermave të oborrit, virusi është ARN që kërkon organizma të gjallë për t’u shumëzuar dhe për të kaluar tek shpendi tjetër. Për shkak të intesitetit të lartë në rast se konstatohen shpendë të ngordhur të lajmërohen, nuk ka vend në panik për ata që konsumojnë produkte, e prek njeriun nuk ka asnjë rast në botë që vjen nga ngrënia. Por vjen nga kontakti i tyre. Të mos prekë shpendë , 15 20 minuta dhe të mos jetë”.