Infektohet me koronavirus

0
Gjigandi

Pandemia COVID-19 vazhdon të jetë një shqetësim i madh jo vetëm për futbollin, por për gjithë globin.

Rritja e numrit të të infektuarave kohëve të fundit është e frikshme, derisa këtë fat të keq e ka pasur edhe portieri i Kombëtares së Shqipërisë U21, Andera Hoxha.

Shumë lojtarë në vende të ndryshme të botës kanë rezultuar pozitivë. Për fat të mirë deri tani asnjë nuk ka pasur nevojë për mjekim të specializuar, duke qenë se edhe imuniteti i futbollistëve është i lartë.

Kështu, shpresohet të jetë edhe për Hoxha që ta kalojë sa më lehtë këtë virus.

Gardiani, që aktivizohet me Vilengen në ligën e pestë gjermane, nëpërmjet rrjeteve sociale ka njoftuar se kishte kryer testin dhe rezulton të jetë i prekur nga COVID-19.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu