COVID futet në gjykatën e posaçme kundër krimit e korrupsionit duke pezulluar proceset gjyqësore për ditën e sotme, pasi ka prekur gjyqtar. Bëhet fjalë për një gjyqtar karriere, që ka qenë në 3-4 javët e fundit në disa seanca gjyqësore.
Masat anti-COVID vijojnë në gjykatë, me tunelin e dezinfektimit dhe mbajtjen e maskës, por jo nga të gjithë. Gjyqtari dyshohet se ka 5 ditë që është infektuar, ndërsa ka nisur hetimi epidemiologjik.
Gjykata e Posaçme dhe SPAK janë në të njëjtën godinë.