Incineratorët, Dogjani: S’besoj se shuma 430 mln euro ka kaluar pa dijeninë e Ramës, çdo krim të …

0
Incineratorët, Dogjani: S’besoj se shuma 430 mln euro ka kaluar pa dijeninë e Ramës, çdo krim të …
Gjigandi

Ish-deputeti Asllan Dogjani, ka komentuar edhe arrestimin e Alqi Bllako-s, pasi ky i fundit akuzohet se i përfshirë në aferën e incineratorëve.

Në një intervistë për Ora News, Dogjani u shpreh se nuk beson që shuma prej 430 milionë euro ka kaluar pa dijeninë e Kryeministrit Edi Rama.

Duke lënë të nënkuptohet se edhe Rama është i përfshirë në këtë aferë, Dogjan i tha se asnjë herë nuk është vonë për të goditur korrupsionin.

Asllan Dogjani: Kur bëhet fjalë për shumën 430 milionë euro, unë duke u nisur nga eksperienca, nuk besoj se një shumë e tillë, të kalojë pa dijeninë e Kryeministrit. Megjithatë asnjëherë  nuk është vonë për të goditur korrupsionin.  Këtu nuk është vetëm problemi incineratori. Isha dje në Kukës dhe pashë se ku kishte shkuar liqeni i Kukësit, gjë e cila nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Kjo ka të bëjë me menaxhimin, dhe jo me reshjet e shiut. Kjo është një problem dhe një vjedhje shumë e madhe që është bërë nga energjia elektrike. Qytetarët janë në një krizë të jashtëzakonshme. Çdo krim duhet të dënohet dhe duhet të mbajnë përgjegjësi të gjithë ata që shkelin ligjin.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu