25 vite karrierë. Që kur ishte 9 vjeç dhe ëndërronte për fanellën e bardhë deri në triumfet e Championsit, fitorja e “Décima” me Ancelotti, rekordet.
Pavarësisht se u shpall dje kampion me Porton, emri i Iker Casillas do të lidhet përgjithmonë me Real Madridin.
Jo vetëm në mënyrë simbolike dhe emocionale, por edhe zyrtarisht.
Sipas asaj që raporton “Marca”, në fakt, portieri pas daljes në pension do të ketë një vend në bordin e drejtorëve të “Los Blancos”, sipas ofertës së presidentit Florentino Pérez.
Tashmë ekziston një marrëveshje midis Casillas dhe numrit një të Real Madridit. Mbetet vetëm të përcaktohen detyrat specike të ish-portierit të Los Blancos.
Raportohet se Iker fillimisht mund të ketë një rrol siç kishte Zinedine Zidane para se të bëhej ndihmës trajner i Carlo Ancelottit dhe më pas ai që është sot.
Reali viteve të fundit ka kthyer disa nga legjendat në klub, si Raul Gonzales, Roberto Carlos që analizon në Real Madrid TV gjitha ndeshjet e Los Blancos, Xabi Alonso, që më pas shkoi te Real Sociedad B dhe tani edhe Iker Casillas.