Ibishi, ndihmës seleksionues i përfaqësueses së futsallit

0
Gjigandi

Ish-reprezentuesi i përfaqësueses së futsallit të Maqedonisë dhe ish-futbollist i trofeshëm i Zhelezarecit, Bambo Prishtinës, Juventus Serava, Edro Valona të Vlorës, Shkupit, Besa dhe Prishtina Mabeteks, Orhan Ibishi është emëruar asistent i seleksionuesit të përfaqësueses A të futsallit, Vasko Skenderovskit.

Përfaqësuesen më të mirë të futsallit e presin dy ndeshje balotazhi me Anglinë të vlefshme për kualifikim në fazën kryesore të eliminatoreve për Kampionatin Europian. Duelet janë caktuar në periudhën ndërmjet 2 dhe 11 nëntor.

Orhan Ibishi, tashmë asistent trajner i përfaqësueses A të Maqedonisë vlerëson se do të japë kontributin e tij në punën me stafin teknik të ekipit përfaqësues, ndërsa qëllimi kryesor në periudhën që pason do të jetë përgatitja sa më e mirë për ndeshjet me Anglinë për kualifikim në fazën kryesore të eliminatoreve për KE.

“Fillimisht dua të shpreh falënderimin tim deri te Federata e Futbollit të Maqedonisë për besimin e treguar për të qenë pjesë e stafit teknik të përfaqësueses A të futsallit. Jam i bindur se do të kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm me seleksionuesin Skenderovski. Bashkë kemi punuar në Zhelezarec, kemi fituar trofe, ishim pjesë e Ligës së Kampionëve dhe shpresoj që atë energji do ta bartim edhe në punën e përbashkët në përfaqësuesen A të futsallit. Për më shumë që me futbollistët në përfaqësuese njihemi shumë mirë dhe vite të tërra kemi luajtur bashkë. Qëllimi ynë parësorë është të përgatitemi mirë për dy duelet me Anglinë për kualifikim në fazën kryesore të eliminatoreve për KE. Maqedonia ka cilësi për të shënuar fitore edhe pse periudhën e kaluar kemi rezultatet që nuk përputhen me rejtingun. Jam këtu për të ndihmuar dhe shpresoj se kontributi im do të jetë në funksion të arritjes së rezultateve më të mira të ekipit përfaqësues”, deklaroi Orhan Ibishi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu