Takim përshëndetës me ish-sekretarin e MKRS-së, Veton Firzi pas përfundimit të mandatit të tij.
Me këtë rast, ministrja Vlora Dumoshi, e falënderoi dhe e vlerëzoi z. Firzi, për tërë kontributin dhe angazhimin e tij që ka dhënë për MKRS-në.
Ushtrimin e detyrës së sekretarit të MKRS-së, e ka pranuar Iber Alaj, me vendim të ministres Dumoshi. z. Alaj, deri tani ka qenë Udhëheqës i Departamentit të Sportit.
Veton Firzi, ka qenë një vit Udhëheqës i Personelit në MKRS, ndërsa 9 vite Sekretar i Përgjithshëm i ministrisë.
Ministria e falënderon z. Firzi për bashkëpunimin, angazhimin dhe kontributin që ka dhënë për institucionin, thuhet nga MKRS.