Reperi britanik me famë botërore, Dave, bëri bujë në media vitin e kaluar kur tregoi se një prej këngëve të albumit të tij “We’re All Alone In This Together”, ia kishte dedikuar ish-të dashurës së tij.
Ai tregonte se si kishte nisur lidhjen me një vajzë shqiptare në Londër, të quajtur Besmira, por që familja e saj ia kishin ndërprerë dyshes lidhjen.
Në këngën me titull “How I Met My Ex”, reperi Dave citon vargjet: “Unë u dashurova me një shqiptare, e di që është çmenduri/nuk jemi bashkë, sepse familja e saj do të na kthente mbrapsht”.
Dhe duke ditur këtë, fansat e reperit britanik në një nga koncertet e tij të fundit e provokuan, duke ia risjellë në këtë çështje.
Foto: TikTok
Një video e cila po qarkullon në TikTok, tregon momentin kur një fanse e tregon me telefonin e saj një fjali me shkronja të mëdha ku shkruhet: “A ke provuar të biesh në dashuri me një tjetër vajzë shqiptare?”.
Dhe me të parë këtë, Dave filloi të qeshë duke ndërprerë atë që ishte duke thënë para turmës.
Duket se ky provokim e ka rikthyer senzacionin britanik të muzikës hip-hop në reminishencë.
/abc24.al/