I vendosi eksploziv pallatit të biznesmenit në Lezhë, ja me sa vite burg dënohet Erald Pajtani

0
Gjigandi

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 4 vite burg, Erald Pajtanin i cili në nëntor të vitit 2020 në bashkëpunim me një person tjetër i kanë vendosur eksploziv një objekt në ndërtim në zonen e Ranës së Hedhur në Shëngjin.

Pajtanini akuzohet për veprat penale, “Mbajtja pa leje dhe Prodhimi i Armëvë, armëve shpërthyese dhe municionit” si dhe “Shkatërrim i Pronës me Eksploziv”. Fillimisht u dënua me 10 vite burg, por duke qenë se përfiton nga gjykimi i shkurtuar dënimi i tij zbret deri në 4 vite.

Objekti në ndërtim në pronësi të biznesmenit Liman Gjoka sulmua dy herë me lëndë plasëse, konkretisht në muajit nëntor dhe dhjetor të vitit 2020, ndërsa shpërthimi i dytë ende nuk është arritur të zbardhet. Shkak i këtyre ngjarjeve dyshohet të jenë bërë konfliktet e pronësisë në lidhje me truallin ku po ndërtohej objekti disa katesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu