I shpallur në kërkim për trafik droge, ekstradohet 20-vjeçari nga Holanda

0
Gjigandi

Vijojnë bashkëpunimi i Policisë së Shtetit me autoritetet e huaja për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Një 20-vjeçar është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Holanda, pasi ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.  Ai dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, ka organizuar shitjen e lëndëve narkotike, në zonën e quajtur “Ish-Parku i Autobuzave”, Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Interpol Tirana

Ekstradohet nga Holanda drejt Shqipërisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

RonaTyra

Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga specialistët e Interpol Tirana, si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Hagë/Holandë, u bë ekstradimi nga Amsterdami drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar:

  1. M., 20 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 16.06.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi A. M. dyshohet se gjatë viteve 2020 dhe 2021, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka organizuar shitjen e lëndëve narkotike, në zonën e quajtur “Ish-Parku i Autobuzave”, Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu