I mbeti pa jete vellai ne aksident, mesazhi i ndjere i deputetes se PS – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Një aksident tragjik i ndodhur mbrëmjen e djeshme në tunelin Tiranë-Elbasan i ka marrë jetën vëllait 37-vjeçar të deputetes së Partisë Socialiste Blerina Gjylameti.   Viktima Elton Macolli punonte si ushtarak në bazën ajrore të helikopterëve në Farkë.     Ai humbi jetën pasi makina me të cilën udhëtonte u përfshi nga flakët pas përplasjes me një kamion, drejtuesi i të cilit është identifikuar si D.SH., 33-vjeç.     Ndërkohë nuk ka munguar edhe mesazhi i deputetes në rrjetet sociale, ku shpreh dhimbjen e madhe për humbjen e të vëllait.   “Më thërmove zemrën në 1000 pjesë o Tonçe. Thonë që Zoti zgjedh më të mirët , por a nuk kishte marrë mjaftueshëm tek unë?”, shkruan Gjylameti.   Kjo është tragjedia e dytë brenda pak kohësh në familjen e deputetes socialiste. Reth 1 vit më parë ajo ka humbur edhe një motër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu