Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Vaut të Dejës, pasi nënë kërcënimin e armës, i vodhi një shumë lekësh një shtetasi.
Në kuadër të operacionit “Pëcaj” u arrestua Gj. D. 26 vjeç, banues në fshatin Mnelë e Madhe,Vau Dejës”.
“Ky shtetas në lagjen “Pecaj”, fshati Mnelë e Madhe, nën kërcënimin e armës së zjarrit dhe i maskuar, i ka marrë shumën prej 230 mijë lekë (të vjetër) shtetasit J. C. 39 vjeç, me banim në Rrilë, Lezhë, i cili po drejtonte automjetin tip “Ford”, dhe më pas shtetasi Gj. D. është larguar nga vendi i ngjarjes”, informon policia.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Gj. D., u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pushkë, krëhëra pushke, 220 fishekë luftarak dhe 1 maskë me ngjyrë të zezë, e cila dyshohet se është përdorur nga ky shtetas për të kryer vjedhjen nën kërcënimin e armës.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Vjedhja me armë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.