Rama ja faturon edhe vonesën e ndërtimit të Teatrit luftës në Ukrainë: Projekti është, por.

0
Rama ja faturon edhe vonesën e ndërtimit të Teatrit luftës në Ukrainë: Projekti është, por.
Gjigandi

Kryeministri Rama ja ka faturuar edhe vonesën e ndërtimit të Teatrit luftës që po zhvillohet në Ukrainë. Në një konferencë për mediet i pyetur pse nuk po ndërtohet Teatri Kombëtar, për shkak të mungesës së parave apo ka ndryshim plani, Rama tha se projekti është aty.

Rama: Për fat të keq ne u bëmë tani 3 vjet që bëjmë plane dhe kemi projekte për të realizuar ndërkohë vendi përballet me ndërhyrje masivisht të forta faktorësh jashtë nesh.

Fatkeqësisht tërmeti, pandemia, lufta që ka nisur në Ukrainë e cila faktikisht ka goditur shumë në aspektin e rritjes së çmimeve në tërësi dh rritjes së çmimeve të ndërtimit në veçanti. Duhet t’i referohemi faktit të fundit që ka pasur një ndikim jo të vogël në industrinë e ndërtimit.

Nuk ka asnjë ndryshim për sa i përket projektit për Teatrin, gjithë problemi qëndron në këtë moment në vështirë për shkak të rritjes së çmimeve dhe jemi duke rishikuar manualin që kemi për këtë qëllim sepse është e kotë me manualin ekzistues t’i kërkosh kompanive të marrin pjesë nëpër gara apo që mund të zhvillojnë investime në funksion të interesit publik të cilat janë De facto shumë më të shtrenjta se sa çfarë figurojnë në manualin e vjetër. Jemi duke kërkuar për një zgjidhje, po merremi me këtë çështje dhe Teatri Kombëtar do ndërtohet siç është projektuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu