Është ekstraduar nga Gjermania Genc Tafili, i shpallur në kërkim për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftari në Shkodër në vitin 2000.
Tafili u arrestua në Gjermani më 4 janar të këtij viti në aeroportin e Frankfurtit, ku do të udhëtonte për në Stamboll.
Mësohet se Tafili u ekstradua drejt Shqipërisë për të vuajtur dënimin e mbetur prej 6 vitesh, ku do t’i dorëzohet drejtorisë së burgjeve.