I dënuar me burgim të përjetshëm, Gjykata e Lartë shtyn shqyrtimin e çështjes së Aldo Bares

0
Gjigandi

Gjykata e Lartë shtyn shqyrtimin e çështjes së Aldo Bares. Burime për mediat bëjnë me dije se vendimi ka ardhur pasi gjyqtarët Sandër Simoni dhe Sokol Binaj kanë hequr dorë për arsye se kanë shqyrtuar çështjes të Bares më herë.

Më 17 shtator Gjykata e Lartë vendosi të marrë në shqyrtim dosjen penale ndaj Aldo Bares, ish-kreut të bandës famëkeqe të Lushnjës, i cili prej vitesh po vuan dënimin me burg përjetë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, teksa kërkon t’i shpëtojë këtij dënimi maksimal.

Në vitin 2017 Kushtetuesja vendosi ta prishë vendimin e gjykatës së Lartë për Aldo Baren dhe ta kthejë çështjen për rigjykim, përderisa gjeti shkelje të rënda procedurale dhe konkludoi se të pandehurit nuk i është garantuar një proces i rregullt ligjor.

Për shkak se për disa vite gjykata e Lartë doli jashtë funksionit, pasi mbeti pa gjyqtare, dosja mbeti në sirtarë.

Aldo Bare është një ndër emrat me të njohur të krimit dhe është dënuar për krime të rënda të kryera në kuadër të bandës që krijoi dhe drejtoi për vite me radhë duke terrorizuar Lushnjen.

RonaTyra

Bare, ish-oficer i forcave speciale e krijoi bandën kriminale, për të ekzekutuar të gjithë kundërshtarët që i vranë vëllanë Ramadan Shkurti. Nga banda famëkeqe nën urdhrat e Bares u ekzekutuan shumë persona, mes tyre dhe Artur Daja kundërshtar i përbetuar i ish-efektivit të repartit të Briskut.

Ai qëndroi për shumë kohë në arrati, por në vitin 2006 dhe arrestua në Turqi dhe tri vite më vonë u ekstradua në Tiranë ku edhe u përball me drejtësinë./bw

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu