I dënuar me 6 vite burg për mashtrime me kreditë, ekstradohet 48-vjeçari nga Zvicra drejt Shqipërisë

0
I dënuar me 6 vite burg për mashtrime me kreditë, ekstradohet 48-vjeçari nga Zvicra drejt Shqipërisë
Gjigandi

Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, është ekstraduar nga Zvicra drejt vendit tonë.

Sipas policisë, është ekstraduar Avni Buci 48-vjeç. Në vitin 2017, gjykata e Tiranës e ka dënuar me 6 vite burg për veprën penale mashtrimi me kredi.

Avni Buci, gjatë periudhës 2008-2011, në mënyrë të përsëritur, ka përfituar shuma të konsiderueshme parash dhe automjete, duke mashtruar persona të ndryshëm fizikë dhe juridikë.

Njoftimi i policisë:

Vijon bashkëpunimi me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

RonaTyra

Ekstradohet nga Zvicra drejt vendit tonë, një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim për mashtrim me pasoja të rënda, të kryer në mënyrë të përsëritur.

Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana, falë bashkëpunimit me homologët zviceranë, u bë ekstradimi nga Zvicra drejt vendit tonë, i shtetasit:

Avni Buci, 48 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të vendimit penal të datës 21.06.2017, të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila e ka dënuar ketë shtetas, me 6 vjet burgim, për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, kryer më shumë se një herë dhe “Mashtrimi me kredi”.

Shtetasi Avni Buci, gjatë periudhës 2008-2011, në mënyrë të përsëritur, ka përfituar shuma të konsiderueshme parash dhe automjete, duke mashtruar persona të ndryshëm fizikë dhe juridikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu