I caktohet masa e arrestit Gert Shehut, 31-vjeçarit që goditi Sali Berishën

0
Gjigandi

31-vjeçarit Gert Shehu, i cili goditi me grusht ditën e djeshme ish-kryeministrin Sali Berisha, i është caktuar masa arrest me burg. Në komisariatin nr.1, policia i ka komunikuar arrestin 31-vjeçarit për veprën penale ‘goditje për shkak të detyrës’.

Pak para se të niste protesta dje, ish-kryeministri Sali Berisha u sulmua nga Gert Shehu, që sipas tij, është “agjent i policisë kriminale”, ndërsa sipas policisë, 31-vjeçari është person me precedent kriminal dhe me çrregullime të shëndetit mendor.

Bëhet me dije se momentalisht Gert Shehu nuk ka pranuar të japë asnjë deklaratë, duke shtuar se do të prononcohet në një moment të dytë.

Berisha u sulmua papritur nga 31-vjeçari, teksa po ecte nga selia e partisë së bashku me ish presidentin Ilir Meta, në drejtim të shëtitores “Dëshmorët e Kombit”, ku po niste një protestë kundër kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që në Tiranë po mbahej edhe samiti BE-Ballkani Perëndimor.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu