U kapën me rreth 300 mijë euro në makinë, 4 vite burg për 2 shqiptarët në Itali

0
Gjigandi

Janë dënuar me 4 vite burg dy shtetasit shqiptarë pasi u shpallën fajtorë nga një gjykatë në Itali për pastrim parash pasi në vitin 2020 u kapën në një automjet ku kishin fshehur rreth 300 mijë euro në çanta.

Shqiptarët e dënuar janë 45-vjeçari me iniciale L. K. dhe 44-vjeçari E. K., të cilët përveç burgimit janë gjobitur edhe me nga 5000 euro nga gjykata e Imperias.
Shifra prej 292 mijë eurosh u gjet në vitin 2020 në një parking makinash në Ventimiglia, ndërsa paratë ndodheshin në thasë marketi.

Sakaq, prokurorët hodhën hipotezën se të ardhurat e paligjshme vinin nga droga dhe veprimtari të paligjshme, por ende nuk dihen arsyet që i kan shtyrë dy shqiptarët të zotëronin shifrën e majme të parave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu