I akuzuar për mashtrim, Prokuroria e Elbasanit depoziton kërkesën në Gjykatë për ekstradimin e Fatih Ozer në Turqi

0
Gjigandi

Është depotizuar në Gjykatë, kërkesa nga Prokuroria e Elbasanit, për ekstradimin në Turqi të bosit të kriptomonedhave, Faruk Ozer, i cili u arrestua rreth një muaji më parë në Himarë.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan njofton se sot më datë 28.09.2022 ka depozituar në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan kërkesën për ekstradimin në Turqi të shtetasit turk të arrestuar më datë 30.08.2022 Faruk Fatih Ozer. Autoritetet turke të drejtësisë kanë transmetuar përmes Ministrisë së Drejtësisë materialet e plota që kanë të bëjnë me kërkesën për ekstradim në Turqi të shtetasi Faruk Fatih Ozer, në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Paqit e Shkallës së Parë Nr.7 në Stambollin Anadollian me vendimin datë 07.05.2021 ka caktuar ndaj këtij personi masën e sigurisë “Arrest në burg” për disa vepra penale të kryera në Turqi” – thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Elbasanit.

Faruk Ozer u arrestua më 30 gusht teksa ishte duke pushuar në zonën e Himarës në Shqipëri. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar për mashtrime përmes kriptomonedhave. Dyshohet se Ozer kishte përfituar një shumë prej 2 miliardë eurosh përmes mashtrimeve me kriptovalutat.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu