Hynë me dhunë në banesën e një gruaje dhe i morën paratë, arrestohen dy vëllezër në Dibër

0
Gjigandi

Dy vëllezër janë arrestuar në Dibër, pasi kanë grabitur një shumë parash dhe sende personale të një shtetase.

Shtetasit me iniciale F. M., 25 vjeç dhe A. M., 27 vjeç akuzohen për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Mësohet se dy të rinjtë kishin hyrë në banesën e një shtetase dhe kishin vjedhur me dhunë një shumë parash dhe sende personale (varëse dhe orë).

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Dibër, operacioni policor i koduar “Goods”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

RonaTyra

I vodhën me dhunë para dhe sende personale në banesë, një shtetaseje, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, identifikohen dhe vihen në pranga 2 vëllezërit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Postës së Policisë Maqellarë,  pas marrjes së njoftimit se 2 persona të paidentifikuar kishin hyrë në banesën e një shtetaseje, në fshatin Pejkë dhe i kishin vjedhur me dhunë, një shumë parash dhe sende personale (varëse dhe orë), menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tyre, në kuadër të operacionit policor të koduar “Goods”.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale, nga ana e shërbimeve të Policisë u bë identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasve:

-F. M., 25 vjeç dhe A. M., 27 vjeç, (vëllezër) banues në fshatin Pejkë, Maqellarë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu