Humbjet turpëruese/ Mançini shkrin gjysmën e skuadrës, gjashtë lojtarë të njohur shkojnë në shtëpi

0
Humbjet turpëruese/ Mançini shkrin gjysmën e skuadrës, gjashtë lojtarë të njohur shkojnë në shtëpi
Gjigandi

Itali- Humbjet turpëruese të Italisë, siç ishte skualifikimi nga Kupa e Botës apo rrahja e pastër 3 me 0 nga Argjentina për Finalissima në “Ëembley”, ka bërë që trajneri mançini të ndërmarrë hapin drastik duke dërguar në shtëpi 6 lojtarë të njohur.

Ata janë: Federico Bernardeschin, Giprgio Chiellinin, Emersonin, Lorenzo Insignen, Jorginhon e Marco Verrattin.

Të shtunën në mbrëmje (4 qershor) do luhet dueli ndaj Gjermanisë në Ligën e Kombeve.

Azurrët dhe skuadra e Hansi Flick janë pjesë e Grupit 3 të Ligës A bashkë me Anglinë dhe Hungarinë.

“Donim të ndryshonim pas ndeshjes me Argjentinën, dhe do ta bëjmë. Do të lejojmë dikë të shkojë me pushime. Nuk do të jetë e lehtë të krijojmë një ekip konkurrues, i aftë të na japë menjëherë gëzim dhe kënaqësi. Duhet ta bëjmë shpejt këtë proces, lojtarët e rinj kanë nevojë të mësojnë sa më shumë. Disa prej tyre as nuk luajnë fare në Serie A. Të gjejmë zgjidhje, por edhe të gabojmë sa më pak”, ka thënë Manicni.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu