Arrihet marrëveshja, Icardi lojtar i PSG

0
Gjigandi

Mauro Icardi është pranë transferimit të Paris Saint Germain.

ESPN bën të ditur se kampionët e Francës janë po mbyllin marrëveshjen për transferimin e përhershëm të Icardit, ku do t’i paguajnë Interit 60 milionë euro.

Rreth negociatave është diskutuar shumë në javën e fundit, kur ishin në pyetje 10 milionë euro që pengonin arritjen e marrëveshjes.

Por, me raportimin e ESPN, duket se skuadrat kanë ecur para në bisedime, që dërgon argjentinasin drejt Parkut të Princave.

Icardi sezonin e kaluar e kaloi te PSG si i huazuar, ku shënoi 12 gola në 20 ndeshje në Ligue 1.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu