Disa turistë francezë kanë humbur në zonën malore të Llogorasë në rajonin e Vlorës në jug të Shqipërisë.
Sipas raportimeve në media, turistët kanë kërkuar ndihmë pasi kanë humbur rrugën dhe nuk dinë ku ndodhen.
Policia e Orikumit së bashku me administratën e zonave të mbrojturave janë nisur për gjetjen e tyre.
Sipas policisë, turistët francezë janë nisur nga Llogoraja në drejtim të malit të Karaburinit për të zbritur më tej në gjiret e gadishullit.
Nuk dihet ku janë, por sipas informacioneve mendohet se ata ndodhen pranë gjirit të Shën Andreas.
Policia është në kërkim të tyre, por gjatë natës errësira ka vështirësuar gjetjen e tyre. /abc24.al/